Rritja e numrit të infektimeve, Shehu: Menaxhim teatral i situatës, izolimi për të ngjallur frikë

2020-06-14 1

#tvora #rtvoranews

Gjatë ditëve të fundit, Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të të infektuarve me COVID-19, shifra më të larta krahasuar edhe me fillimin e kësaj vale.

Rihapja e masave kufizuese është një indikator i rëndësishëm në rritjen e këtyre shifrave, por ish ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu shprehet se i gjithë menaxhimi i situatës ka qenë i gabuar.

Në një intervistë për RTV Ora, ai shprehet se izolimi i vendit ka qenë teatral edhe pa asnjë strategji shëndetësore për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Sipas tij, nxjerrja në rrugë e armatimeve të rënda ushtarake si tanket, u bë thjesht për të ngjallur frikë tek qytetarët dhe për të treguar forcën e qeverisë.

Shehu: Unë mendoj se e gjithë kjo që ndodhi dhe po ndodh është dështimi i plotë i politikave dhe menaxhimit të kësaj qeverie. Është një dështim total që nga masat e para që u morën. E para sepse kjo epidemi nuk e ka pasur pikun në mars. Unë jam i bindur që pikun e ka pasur në shkurt. Së dyti masat që u morën, mbyllja ishte teatrale.

Nuk ishte e bazuar në principe shëndetësore dhe shkencore por një mbyllje për demonstrim force, për të impresionuar popullsinë. Nuk kishim të bënim me asnjë pushtim të huajsh. Kishim të bënim me një virus që luftohej me masa mjekësore e shëndetësore. Gjatë mbylljes u bënë veprime që nuk duheshin bërë. Nxorën tanket nëpër rrugë, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të komunikuar me njerëzit. U mbyllën hapësirat, dhe njerëzit filluan të koncetroheshin në vende të ngushta. Logjika është e kundërt pasi duheshin synuar masa për të dekonçensionuar dëndësinë e njerëzve.

Në një kohë që duheshin mbyllur disa sektorë siç ishin fasoni apo Call Center, këto u lanë në aktivitet. U arrit kulmi me atë që e quaj krim kundër njeriut, prishjen e teatrit në një kohë pandemie. Shiko se çfarë po ndodh në Velipojë. Në këto momente krijon grumbullime masive njerëzish por edhe provokohen qytetarët të protestojnë. Gjatë gjithë periudhës u bënë gabime konceptuale. Nuk u mbrojt personeli shëndetësor. Nuk u kontrolluan të sëmurët që kishin probleme të tjera mjekësore. Dhe skandali më i madh është numri i vogël i testimeve. Shqipëria bëri numrin më të vogël të testimeve në Europë.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rritja-e-numrit-te-infektimeve-shehu-menaxhim-teatral-i-situates-izolimi-u-be-te-ngjallur-frike-te-populli

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp