Një kasolle e grumbullimit të materialeve që një familje rome i shiste është përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Zinxhira" dhe kasollja ishte në pronësi të Tafil Tafilit, pjesëtar i komunitetit rom.
Sipas informacioneve të para zjarri në kasolle u vendos nga gjyshi 87-vjeçar i Tafilit, i cili vuan nga skleroza dhe probleme të tjera mendore.