Të hënën do të luhen katër nga pesë ndeshjet e javës së 29 të Superligës me Tiranën që do të ketë një transfertë impenjative kundër Teutës, skuadër e cila synon Kupat e Europës. Por ndërkohë bardheblutë synojnë të mos i lënë asnjë hapësirë Kukësit për të shpresuar për titullin ndaj do të pretendojnë vetëm tre pikët. Ekipi i drejtuar nga Egbo vjen pas 6 fitoresh radhazi në kampionat, ndërsa Teuta pas dy barazimesh dhe një humbje. Ky takim do të jetë i vetmi që do të luhet në orën 20:00.
Ndërkohë në orën 17:00 Kukësi do të presë Flamurtarin me vetëm një qëllim, fitoren. Skuadra e Shehit ka vuajtur paksa në ndeshjet e fundit dhe kundër Flamurtarit të rënë nga kategoria është koha për të treguar se përse pretendojnë titullin.