TIRANE-Për herë të parë një deputet nga shumica socialiste del hapur duke kërkuar që të hapen listat për zgjedhjen e deputetëve dhe të mos ketë koalicione parazgjedhore. Deputeti Adnor Shameti në një postim në faqen e tij në Facebook shkruan se ndryshimi i sistemit nuk duhet të jetë tabu për partinë Socialiste, që është shumicë në parlament. Po ashtu, ai thotë se që të ketë hapje listash dhe natyrisht si rrjedhojë nuk duhet të ketë më koalicione parazgjedhore.
"E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavaresisht se edhe une kam bindjen që nuk janë ndonjë recete çudibërese, listat e hapura s?duhet të jenë tabu për maxhorancën. Ata jashtë parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet.