Punonjësit e 'Fish City' në Elbasan i përgjigjen PD: Po na heq bukën! Biznesmeni Luca: Sulm politik

2020-06-14 1

Rreth 1000 punonjëse të fabrikës së peshkut "Rozafa Fish City" në Elbasan i janë përgjigjur shqetësimit të ngritur nga banorët e Labinot Fushës gjatë ditëve të shkuara ku të indinjuara ato u shprehën se një grup i vogël banorësh të kësaj zone janë duke akuzuar padrejtësisht pronarin e këtij biznesi dhe si rrjedhojë kanë shkaktuar edhe shqetësim të vazhdueshëm tek to.

Përsa i përket ndotjes që pretendohet nga banorët që mbetjet derdhen në lumin Shkumbin administratorja e firmës sqaron se ato janë të padëmshme dhe vendi ku bëhet derdhja është në pronësi të firmës dhe kjo është zgjidhje momentale. Nga ana e tij pronari i "Rozafa Fish City" Gjergj Luca i cilëson këto sulme si politike për të dëmtuar imazhin e një biznesi i cili është duke ndihmuar mijëra njerëz.

Free Traffic Exchange