Report Tv, Veri Jug - Ened Mato, rikthejmë biçikletat shqiptare

2020-06-14 5

Njihuni me biçikletën e parë shqiptare, prodhuar në mënyrë artizanale në punishten modeste të lëvizjes EcoVolis këtu në Tiranë. Në një reportazh që nis me heroin e biçikletave Ened Maton, ju do të mësoni minutë pas minuta mbi nismën e tij për ringjalljen e një tradite që ka humbur tashmë: ndërtimin e bicikletave shqiptare me emra shqiptarë. Bicikleta e parë mban emrin "Iliria", më pas në tryezat e punës dhe makineritë modeste, ku së shpejti do të ndërtohet bicikleta për femra "Lura" dhe një seri e gjatë bicikletash, aq të nevojshme për lëvizjen në mjediset e qyteteve tona. Prodhimi i bicikletave në Tiranë, si pjesë e ekonomisë së gjelbërt për qytetarët dhe qytetin e Tiranës dhe mundësia e hapjes së një linje edhe në Shkodër, qytetin e bicikletës së parë në Shqipëri në vitin 1907. Na ndiqni me reportazhin: Ened Mato, rikthejmë biçikletat shqiptare, të dielën, premiere ora 14:30

Free Traffic Exchange