Ora News - Kryetarja e Komitetit të Maturës: Do rishikohet nota, sot publikohen përgjigjet e testit

2020-06-14 2

#tvora #rtvoranews
Teksa maturantët po zhvillojnë protestën para Ministrisë së Arsimit, ka ardhur dhe reagimi i kryetares së Komitetit të Maturës Shtetërore Zamira Gjini.

Përmes një deklarate, ajo tha se do të rishihet mënyra shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test.

Gjini informoi se Qendra e Shërbimeve Arsimore do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test.

Gjithashtu sapo të dalin rezultatet, maturantët krahas notës së tyre do të kenë dhe variantin që kanë pasur në provim me alternativën e saktë.

Deklarata e plotë

''Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 (KOMSH), që në ditën e parë pas provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ka vlerësuar me kujdes reagimet e maturantëve dhe të mësuesve të tyre, si dhe kërkesat adresuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke synuar mundësitë e zgjidhjes së tyre pa ndikuar në procesin e Maturës Shtetërore.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/komiteti-i-matures-shteterore-reagon-pas-ankesave-te-nxenesve-sot-do-publikohen-pergjigjet-e-testit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange