QSUT vijon që të jetë vatra kryesore nga ku është përhapur infeksioni në shumë qytete të tjera nga pacientët. Në 24 orët e fundit është shënuar edhe një rast te shërbimi i Hematologjisë, duke e çuar në 11 në total numrin e të prekurve nga ky shërbim. Report Tv sjell pamjet e momentit kur ambulanca transporton të infektuarin te Infektivi.