?Shtypi i ditës dhe ju? në Report TV sot foli për protestën e maturantëve. Të shumta ishin telefonatat kundër ministres së Arsimit, Besa Shahini, ku një qytetar ka thënë me siguri se ajo nuk është shqiptare. Kjo shkaktoi edhe reagimet e shumta të telefonuesve të tjerë, të cilët i thanë gazetarit Besard Jacaj, se Shahini po e menaxhon mirë situatën në arsim.