Rreth 500 mijë euro është sasia e parave të padeklaruara që u bllokua në portin e Durrësit gjatë një kontrolli rutinë. Paratë, të ndara në pesë paketime me qese plastmasi u gjetën të fshehura në një kamion, i cili vinte nga Italia nëpërmjet portit të Barit.
Fillimisht u dyshua se shuma ishte rreth 2 milionë euro, por nga numërimi ka rezultuar se ishte shumë pak.
Mësohet se gjatë kontrollit, punonjësit e doganës kanë konstatuar shumën e parave në kamionit me targa TR 2046 U dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Drejtuesi i mjetit, Andon Thanasi, është arrestuar dhe akuzohet për ?Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale? dhe ?Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë?.
Mësohet se kamioni në të cilin u gjet shuma e parave kishte dalë nga Porti i Durrësit katër ditë më parë, për t?u rikthyer mbrëmjen e së premtes.
Kamioni po transportonte nga Italia në Shqipëri materiale me lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për prodhimin e këpucëve.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/