#tvora #rtvoranews
Rreth gjysmë milioni euro u sekuestruan në portin e Durrësit në tentativë për tu futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
Pesë pako me kartëmonedha eurosh janë konstatuar pas mesditës së të shtunës në kamion me targa TR 2046 U me drejtues shtetasin Andon Thanasi, 56 vjeç, i cili vinte nga porti i Barit në Itali.
Tentativa e ngjashme me atë të futjes së miliona eurove me ?Toyota Yaris? nga porti i Durrësit në 2018 është zbuluar nga hetimi doganor në bazë të analizës së riskut, ndërsa pas konstatimit të kartëmonedhave është njoftuar policia e shtetit.
Kjo e fundit ka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili mësohet se punonte për llogari të një kompanie që kryen transport ndërkombëtar.
"Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip ?Renault?, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë.Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara.Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në DVP Durrës, për veprime të mëtejshme, ndërsa pakot e mbushura me euro u sekuestruan" njofton policia.
Nga ana tjetër mësohet se ngarkesa e kamionit ku u gjetën eurot ishte destinuar për një kompani shqiptare të industrisë fasone që prodhon veshëmbathje.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/sekuestrohet-sasi-e-konsiderueshme-valute
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv