Report TV -Durrës/ Sekuestrohen në port mbi 1.8 mln euro, të fshehur në shasi, vinin nga Bari

2020-06-13 0

DURRËS- Mbi 1.8 mln euro janë sekuestruar të shtunën më 13 qershor në portin e Durrësit, në një kamion që ka ardhur me traget nga Bari. Eurot ishin të ndara të 5 qese plastmasi të fshehura në shasinë e kamionit me tragë targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U. Deri në këto momente janë numëruar mbi 1.8 mln euro, por vijon ende numërimi. Eurot e sekuestruara ishin në prerje 500, 200 dhe 100 u gjetën të fshehura në kamion.

Report Tv mëson se kamioni kishte dalë para 4 ditësh nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në orën 1:30 të natës. Kamioni kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë. Kamioni ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme ne shasinë e mjetit ishin fshehur dhe paratë.