Maturantët protestë në Shkodër, paralajmërojnë bojkotim të provimit të ardhshëm!

2020-06-13 0

Dhjetëra maturante të Shkodrës protestojnë kundër provimit të Gjuhë-Letërsisë.

Sipas tyre testi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor. Ata paralajmërojnë bojkotim të provimit të ardhshëm nëse Ministria e Arsimit nuk tërhiqet.

?Protesta sot kishte si qëllim me mbledh maturantë sepse ishte një gënjeshtër që na dha Ministria e Arsimit se do të bëhen shumë lëshime për provime, gjë që ishte shumë e pavërtetë. Më vjen keq që jemi pjesë e këtij sistemi të kalbur edhe kur vjen puna tek arsimi, tek puna ose çfarëdolloj fushe. Nuk është e drejtë kjo gjë që po u bëhet maturantëve dhe nuk është e drejtë që zonja që doli aty në televizion dhe foli me të madhe dhe tha se ?nuk do të ketë rivlerësim të testit, pasi asnjë nxënës i ekselencës nuk do ta dinte se çfarë do të bënte Turi, si do i shmangej?. Nuk është e drejtë që të penalizohen studentët për dy tre pyetje logjike.

Të pyetur se çfarë kërkojnë maturantët nga kjo protestë, përgjigjja është:

?Ne kërkojmë drejtësi për provimet, për arsim për çfarëdolloj fushe. Të bëhet ajo që flitet?, duke shtuar se do të mbështesin protestën e maturantëve në Tiranë, të cilët kanë deklaruar se nuk do të futen në provimin e radhës nëse nuk do të tërhiqet Ministria e Arsimit.

?Një bojkotim i provimeve do të jetë më mirë se këto protesta?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkodra#Proteste#TopChannel