'10 arsyet pse duhet të rivlerësohet testi i gjuhës'/ Maturantët dorëzojnë draftin: Afat deri darkë

2020-06-13 0

TIRANË- Maturantët kanë hartuar një draft me 10 pika, ku argumentojnë se përse duhet bërë rivlerësimi i testit të gjuhës shqipe dhe Letërsisë, e për këtë Ministria e Arsimit ka afat deri sot në mbrëmje për të kthyer një përgjigje. Ky afat është përcaktuar nga vetë nxënësit, të cilët thonë se nëse nuk marrin një përgjigje do të vijojnë protestat.

Në dokumentin 10 pikësh, të cilët shprehen e kanë hartuar së bashku me mësues dhe pedagogë, emrat e të cilëve nuk i bëjnë publike për të mos u shkaktuar probleme në punë, ata shprehen se pyetjet ishin të hartuara në mënyrë të gabuar, ku më shumë i ngatërronte nxënësit se i testonte ato për njohuritë e marra. Sipas tyre, pyetjet ishin formuluar më tepër për t'i ngatërruar, që testonin njohuri shumë periferike dhe kishin karakrter shumë të lartë filozofik. Pas më shumë se 2 orë protestë para ministrisë ku nuk munguan vezët e hedhura, (pa respektuar masat e COVID-19) disa përfaqësues nga maturantët u thirrën në zyrë për të dorëzuar draftin me argumentet e tyre.