“Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë”/ Basha: Unë nuk premtoj mrekulli - Vizion Plus

2020-06-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vlora ishte destinacioni i radhës për kreun e PD, Lulzim Basha. Ai e përshkroi qytetin si të boshatisur, me biznese të mbyllura dhe fajin për këtë e hodhi tek qeveria ?Rama?.?Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë. Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka. Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë. U takova me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë. Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s?kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura. Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT.?Teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se la mijëra hotele dhe restorante pa mbështetje ekonomike, Basha theksoi se PD nuk do të bëjë mrekulli kur të marrë pushtetin.?Unë dhe Partia Demokratike nuk u premtojmë mrekulli. Ne do t?u japim shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja. Ne kemi gati planin dhe bashkë me qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë do t?ia dalim t?i rikthejmë njerëzve mundësinë për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre.?

Free Traffic Exchange