Kërkesat e opozitës së re: Lista të hapura dhe jo koalicione parazgjedhore

2020-06-13 0

Opozita parlamentare nga retorika politike ngulmuese për pasjen e listave të hapura, aksionin e saj politik e ka avancuar me depozitimin e një kërkese për ndryshime të dy neneve të kushtetutës që lidhen me zgjedhjet.


Sistem zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal e me lista të hapura si dhe moslejim të koalicioneve para-zgjedhore, janë dy kërkesat e opozitës brenda parlametit. Edmond Stojku kryetar i grupit parlamentar Demokraci dhe Drejtësi, është i pari në listën e 29 deputetëve firmëtar, të ndryshimeve kushtetuese.

?Listat e hapura do të sjellin preferencën e publikut për kandidatin dhe përzgjedhjen e një figure politike, intelektuale, akademike, humane sociale më të mirën e mundshme pikërisht atë që do zgjedhësi që do votuesi i cili do ta përfaqësoj në zonën e tij dhe do të jetë përgjegjës për atë zonë për 4 vite?, tha Stojku.

Zoti Stojku shpjegoi për Top Channel se çfarë do të prodhojë mospasja e koalicioneve parazgjedhor.

?Kjo prodhon identitet politik për çdo forcë politike reale. Kjo heq parazitizmin e partive të vogla që i bashkëngjiten partive të mëdha duke i marrë atë forcë që e kanë vetë.
Po ashtu heq një metodikë të aplikuar së fundmi që nuk është aspak normale që kryetarët e partive të vogla hynë si kandidat për deputet në listën e një partie të madhe dhe pretendojnë se janë kryetar të partive të tyre. Secili të përfaqësohet me forcën e tij politike të marrë votat e tij të politike dhe njëkohësisht të japë kontributin e të jetë pjesë e pushtetit për aq sa i takon?, thotë ai.

Një tjetër deputet i opozitës parlamentare Andi Përmeti i tha Topchannel se ai e ka hedhur firmën vetëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

?Një tjetër dokument që ka dalë në media që flet jo vetëm për heqjen e koalicioneve dhe pragjeve dhe gjëra të tjera nuk ka asnjë firmë deputeti. Nuk e di kush e ka firmosur dhe marrë përsipër. Kjo nuk është dorëzuar me firma depytetësh. Unë nuk e kam firmosur këtë akt kam firmosur bashkë me 29 deputetë të tjerë vetëm aktin për ndryshimin dhe hapjen e listave për ti bërë nga të mbyllura në lista të hapura që janë pikërisht nenet 86 dhe 84 të kushtetutës?, thotë Përmeti.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga dërgimi për tu diskutuar e më pas votuar në parlament i kodit të ri zgjedhor, ka nisur llogaritja e votave të cilat shumica socialiste nuk i ka. Miratimi kodit kërkon 84 vota, por socialistët kanë vetëm 77 e kështu i duhen edhe 7 vota. Për momentin sinjalet e para për një votë pro nga opozita i kanë dhënë deputetët, Suzana Topi dhe Lefter Maliqi. Shumicës së Edi Ramës do ti duhen edhe 5 deputetë duke hapur kështu edhe njëherë tjetër merkaton parlamentare.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http:/...