Nano e Dokle për socialistët me dy mandate - (5 Qershor 2000)

2020-06-13 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, disa orë para mbledhjes së kryesisë është shprehur sot mbi debatin e ditës në partinë e tij për papajtushmërinë e dy mandateve.

Gazetarja:- A jeni i informuar se njërëzit me dy mandate kë mandat do lenë? Interesi këtu është për Poçin dhe Doklen.

Fatos Nano, kryetar i PS:- ?Jam i informuar dhe ashtu si ata nuk kam asnjë ndjeshmëri diskriminuese ndaj asaj që do të zgjedhin, sepse vlerësoj aftësinë dhe përgjegjësinë e tyre të plotë cilëndo nga dy detyrat që mbajnë. Nuk ka asnjë element konfliktual në zgjedhje dhe në zëvendësime?.

Gazetarja:- A keni frikë se vendet vakant që do krijohen nga ky lloj ndryshimi në PS, Meta do afroj njerëzit tuaj që ju kanë mbështetur në Kongres, dmth keni frikë nga një lloj vetmie?

Fatos Nano, kryetar i PS:- ?Ne po afrohemi përfundimisht në një skemë ndarjesh të përgjegjësive institucionale, në një punë me ekipe jo si përkrahës të njërit apo tjetrit, por si titullar të zgjedhur, përfaqëues të PS?.

Ndërsa vetë Dokle, i cili në bazë të statutit të PS është i detyruar të lëshoj një nga funksionet, i pyetur se nga cili do të heq dorë është përgjigjur.

Namik Dokle, Nënkryetar i Parlamentit:- ?Duhet testuar një grup gazetarësh, që të më thonë se cilën kam bërë më mirë?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange