Gjyqi i Shemsie Kadrisë - (5 Qershor 2000)

2020-06-13 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Presidentja e Gjallicës Shemsie Kadria nuk ka firmosur pothuajse në asnjë dokument të shoqërisë Gjallica. Pas kalimit të raportit të ekspertëve kontabël të prokurorisë, sot seanca gjyqësore në ngarkim të saj ka vijuar me njohjen me dokumenta mbi të cilat është realizuar akt-ekspertimi.

Nga tre personat kryesor të akuzuar për mashtrim nga shoqëria Gjallica, ish-presidentja Shemsie Kadria është e vetmja e cila ndodhet në bankën e të akuzuarit. Dy drjtuesit e tjerë të Gjallicës, Gani Kadria dhe Fitim Gërxhalliu, gjykohen në mungesë. Nga dokumentat që janë bërë të njohura sot në seancë gjyqësore e që shoqërojnë akt-ekspertizën, firma e presidents Kadria nuk ekziston në asnjë lloj shkrese administrative.

Bashkëshorti i Shemsie Kadrisë, Gani Kadria, në postin e drejtorit ka firmosur pothuajse të gjitha dokumentat zyrtare të Gjallicës gjatë vitit ?96. Në mungesë të Gani Kadrisë ka qenë avokati Haxhiaj që ka konfirmuar origjinalitetin e firmave të klientit të tij. Njohja e dokumenteve që shoqërojnë akt-ekspertimin do të vijoj për të gjithë shkresat e disponueshme për tu zbardhur si përmbajtja apo vërtetësia e tyre gjatë gjykimit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/