DURRËS- Dy pallate, një hotel dhe bar- kafe në qytetin e Durrësit janë vënë në sekuestro preventive pasi ka dyshime që janë përfituar me paratë e krimit. Report Tv mëson se kjo pasuri e cila kap vlerën e 2 mln eurove është një pronësi të 51-vjeçarit Pëllumb Tuda, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë i dënuar për ?Trafikimi i drogave? dhe ?Shfrytëzim Prostitucioni?. Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës.