Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka zhvilluar 90 minuta mbledhje për të prezantuar para anëtarëve të këtij komisioni marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Mbledhja që nisi në orën 17:00 ka pasur në fokus të saj informimin e anëtarëve të komisionit për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe ecurinë e mëtejshme të reformës. Mbledhja u zhvillua online me anëtarët e komisionit, ndërsa të pranishëm në zyrë ishin vetëm Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Rafl Gjoni dhe Myslim Murrizi.