Fiks Fare/ 4 vjeçarja me vrimë në zemër ka nevojë për operacion. Nëna apel ne Fiks Fare

2020-06-12 2

Rozina nga Saranda bën në Fiks Fare apel për ndihmë, për vajzën e sëmurë me vrimë në zemër. Ajo mes lotësh tregon se jetojmë në varfëri ekstreme dhe nuk ka lekë për bukë e jo më për përballuar operacionin e vajzës apo për të rregulluar taracën të cilën e ka me lagështirë.
Familja e tyre jeton në katën e katërt të një pallati në lagjen nr 2 në Sarandë. Ato jetojnë vetëm me 39 mijë lekë të vjetra përkrahje sociale që merr nga bashkia dhe ndonjë ditë punë që bën i shoqi në të zezë. Por edhe ato pak lekë që fiton ikin ilaçe për atë dhe vajzën. Ajo vuan edhe vet nga zemra si pasojë e stresit që ka kaluar prej vajzës së sëmurë. Në farmaci tregon se ka 8000 lekë të reja borxh ilaçe. Banesa ku jetojnë është e amortizuar për shkak se taraca është prishur dhe ujë i gjithë futet brenda. Në shtëpi suvatë kanë rënë dhe muret janë me lagështirë. Një ambient ky, që nuk e ndihmon aspak gjendjen shëndetësore të vajzes e cila vuan edhe nga mushkritë dhe veshkat. Nëna vetëm qan kur tregon historinë ndërsa vajza, mundohet ta qetësojë dhe fshijë lotët e nënës së saj, e cila kërkon ndihmën e Fiksit për te operuar vajzën pasi nuk mundet më, jeta është bërë shumë e vështirë, po vuajnë për bukën e gojës.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Free Traffic Exchange