Një ditë pas provimit të dytë të maturës shtetërore në lëndën e Gj" /> Një ditë pas provimit të dytë të maturës shtetërore në lëndën e Gj"/>

Ora News - "Turi" sfidon maturantët: Pyetjet ishin subjektive, kërkojmë rivlerësim

2020-06-12 4

#tvora #rtvoranews
Një ditë pas provimit të dytë të maturës shtetërore në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërisë qindra maturantë u mblodhën para Ministrisë së Arsimit në një protestë me tri kërkesa. Sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor që ata kanë zhvilluar por sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore kjo nuk është e vërtetë dhe nuk do ketë rivlerësime.
Prej orës 11:00 - 17:00 maturantët protestuan para Ministrisë së Arsimit kundër përmbajtjes së tezës së provimit të djeshëm të Gjuhës dhe Letërsisë.


Të ulur këmbëkryq ata kishin parulla në duar ku shkruhej: Çfarë bëri Turi se më iku truri!" si dhe thërrisnin "Besa, Besa na preve në Besë! Dil përjashta! Pse keni frikë. Hape derën!"


Ata bllokuan lëvizjen e makinave dhe deklarojnë se janë penalizuar nga testi i cili ka pasur pyetje jashtë programi të ndërtuara në mënyrë subjektive dhe nuk i ishte përmbajtur programit për të cilin ata ishin përgatitur.


Maturantët kërkojnë sqarim nga ministrja e Arsimit dhe kërkojnë plotësimin e tre kërkesave.


?Duam mundësi për rivlerësimin e provimit, mos vlerësim për pyetjet jashtë programit dhe uljen e pragut të vlerësimit. Ky provim na kushton shkollën? thanë maturantët dhe paralajmërojnë bojkot të provimeve pasardhëse.


"Testi nuk kishte lidhje me 12 vitet e arsimit. Ishin me logjike por nuk kishin fare rendesi" thanë maturantët të cilët në një moment qëlluan me vezë drejt godinës.


Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/maturantet-ne-proteste-para-mas


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange