Ora News - Rritja e rasteve me COVID-19 shtyn me 1 javë hapjen e transportit publik

2020-06-12 0

#tvora #rtvoranews

Shtyhet me një javë hapja e transportit publik. Vendimi u mor sot nga Komiteti teknik i ekspertëve për pandeminë.


Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se pavarësisht rritjes së rasteve me koronavirusi situata është totalisht nën kontroll dhe nuk shikohet e nevojshme rikthimi i kufizimit të lëvizjes.


Rakacolli: Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u rivlerësua shtyrja e transporti publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë.


Ndoshta shtyrja me 1 javë e rifillimit të këtij transporti do të mund të përafrojë qëndrimet e qeverisë dhe operatorëve të transportit publik të cilët prej ditësh kanë protestuar kundër hapjes pa iu plotësuar më parë 4 kërkesat e tyre.


?Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimit nga protokolli i sigurisë. Heqja e arkcizës dhe taksave të karburantit siç është zbatuar edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Zbritja e TVSh-së në shitje nga 20 përqind në 0 përqind për vitin 2020? - ka kërkuar Unioni i Shoqatave të Transportit.


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/rritja-e-rasteve-me-covid-19-shtyn-me-1-jave-hapjen-e-transportit-publik


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange