"Opozita dhe një pjesë e anëtarëve këmbëngulin që nuk e njohin Këshillin Politik dhe se nuk do të votojnë paketën që kemi sjellë për zgjedhoren. Shpresoj që deri në fund të ketë një reflektim pasi zgjedhorja ka prioritet jo vetëm për të ardhmen e vendit por dhe integrimin. Jemi një parti që i qëndron marrëveshjeve dhe nuk mund të bëhemi palë me shkeljet e saj. Do mundohemi të bindim çdo anëtarë të parlament që kjo paketë është në dobi të qytetarëve dhe sistemi zgjedhor do ta diskutojmë në një fazë të dytë. Sistemi zgjedhor nuk gjeti konsensus në Këshillin Politik", tha Gjiknuri.