Ekzekutimi i Billës! Apeli i hoqi dënimin përjetë, Enkelejda Hoxha i fali 5 vite dhe e liroi

2020-06-12 1

Ekzekutimi me një armë MP5 me silenciator i Hekuran Billës alias Herland Bilali ka sjellë nxjerrjen në dritë të një rasti të dënuar me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht shëtiste i lirë dhe me BMWX6, në Shqipëri. Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e ?Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Ngjarja ka ndodhur në ?Park Royal? të Londrës më 14 tetor 2006 dhe në vitin 2008, Hekuran Billa është dënuar nga gjykata e Kurorës Snaresbook, Angli me burgim të përjetshëm.