Zgjedhjet, Derkovski: KSHZ ja e gatshme, kurdo që paritë politike të merren vesh

2020-06-12 0

KSHZ-ja po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën e parë të korrikut. Pas seancës së sotme kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski deklaroi se KSHZ është e gatshme të organizojë zgjedhjet kurdo që paritë politike të merren vesh. Ai tha se kanë kërkuar nga Qendrat rajonale të KSHZ-së që të gjejnë hapësirat përkatëse për mbajtjen e zgjedhjeve. Po ashtu shtoi se presin protokoll për mbajtjen e zgjedhjeve edhe nga ana e Komisionit për sëmundje infektive. Nga KSHZ po ashtu thonë se kanë kërkuar edhe nga MPB dhe organet e tjera informata në lidhje me pastrimin dhe plotësimin e Listës zgjedhore. KSHZ do të mbajë seancë edhe të dielën për të biseduar për hapësirën mediale të partive dhe çështjet e tjera kyçe për organizimin e zgjedhjeve.