Durrës, plazhet me pak pushues/ Tërmeti dhe pandemia ulën numrin e turistëve

2020-06-12 2

10 qershori shënoi hapjen e plazheve në brigjet e Adriatikut, po pushuesit janë ende të paktë.


Frekuentuesit po shijojnë detin dhe rërën e pastër që ende nuk është ?pushtuar? nga plazhet private. Hapësirat krejtësisht të lira në plazhet e Durrësit mundësojnë lehtësisht edhe ruajtjen e distancave mes pushuesve.

Pas aplikimit në E-Albania, hotelet dhe subjektet e tjera që kanë aplikuar janë në pritje të lejeve për shfrytëzimin e rërës dhe ofrimin e shërbimeve në plazh. Në Bashkinë e Durrësit konfirmojnë se ende nuk është dhënë asnjë leje, duke shpjeguar kështu dhe mungesën e shezlongëve pranë çadrave.

Këtë fundjavë pritet një numër i shtuar pushuesish në plazhet e Durrësit. Jo vetëm nga vendasit dhe pushuesit ditorë nga Tirana, Elbasani dhe rrethet e tjera, po dhe nga pushuesit kosovarë. Gjithsesi, pas tërmetit dhe pandemisë, ky sezon nuk do të jetë i ngjashëm me sezonet e kaluara.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Visitors#TopChannel