#tvora #rtvoranews
Detaje të reja nga atentati ndaj Hekuran Billës që tronditi mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në ?Komunën e Parisit? në Tiranë.
Autorët kanë qëlluar në momentin kur 40 vjeçari po parkonte automjetin e tij BMV X6. Mësohet se drejt tij janë shtënë 11 plumba, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen.
Sapo kishte ardhur nga Belgjika - Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj informon se 40 vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Dhe mbrëmjen e të enjtes ora 22:00 ishte kthyer nga Durrësi për tu takuar me të motrën e cila kishte një biznes pranë qendres tregtare tek "Komuna e Parisit".
Si ndodhi ekzekutimi - Ai ka mbërritur nga Selita, ndërsa autorët që duket se janë sinjalizuar nga informatorët janë afruar pranë automjetit të viktimës. Ata kanë ardhur nga drejtimi i kundërt dhe kanë qëlluar mbi 30 herë pa zbritur nga automjeti.
Nga 11 plumbat që kanë kapur makinën, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, një në trup dhe një në kokë. Autorët kanë qëlluar nga e djathta e automjetit pasi makina e viktimës ishte importuar nga Anglia.
Si u larguan autoret - Hekuran Billa i njohur dhe si Herland Bilali gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa ekzekutorët u larguan përmes rrugicave drejt Unazes se madhe per te mbërritur në Kombinat dhe më pas për të ndaluar në Pezë të Vogël.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/detaje-nga-atentati-hekuran-billa-kishte-5-dite-qe-ishte-kthyer-nga-belgjika-u-qellua-me-11-plumba
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv