Largimi i Dvoranit/ Reagon Meta: Vendim i vonuar, por pozitiv - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta komentoi për herë të parë vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të larguar Ardian Dvoranin nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët këtë të premte, Meta tha se vendimi është i vonuar, por pozitiv. Ai theksoi se si kreu i shtetit kërkon vetëm zbatimin dhe respektimin e Kushtetutës.?Unë besoj qëndrimi i Presidentit mbetet i Kushtetutës dhe ligjit që kanë qenë shumë të qarta. Vendimi i djeshëm është i vonuar por pozitiv. Mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë. Unë si President nuk kam qenë dhe asnjëherë individët. Legjitimiteti me Kushtetutën është i rëndësishëm. Vendimtare ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve.?Ardian Dvorani u largua nga KED me gjashtë vota pro dhe tre kundër.Ishte Presidenti i Republikës Meta ai i cili në muajin mars i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor largimin e Dvoranit.