http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maturantët kanë protestuar që prej orës 11:00 të kësaj të premteje para Ministrisë së Arsimit, pasi pretendojnë se pyetjet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë ishin abstrakte. Ata shprehen se shumë prej pyetjeve të formuluara ishin jashtë programit.Një maturant tha se me atë tezë provimi u hodh poshtë mundi i gjimnazistëve, ndërsa kërkojnë një sqarim nga ana e ministres së Arsimit, Besa Shahini.Ata i kanë dhënë afat deri ditën e hënë Ministrisë që të plotësojnë kërkesat që kanë parashtruar, ose në të kundërt paralajmerojnë se do të bojkotojnë provimet e tjera.?Ju jeni virusi dhe bojkotojmë provimet. Mundësi për rivlerësimi të provimit Gjuhë dhe Letërsi. Testi nuk ishte siç premtoi ministrja. Kanë afat deri të hënën për të marrë parasysh kërkesat tona. Bojkotojmë provimet e tjera nëse nuk plotësohen kërkesat.?