http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e durrësit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ankohen se nuk kanë marrë bonusin e qirasë.Edhe pse prej gjashtë muajsh janë shpërngulur në banesa të tjera, ata thonë se kanë marrë nga bashkia vetëm katër këste.Për banorët, jetesa gjatë kësaj periudhe është bërë më e vështirë pasi janë vendosur nën presion nga ana e qiradhënësve për çështjen e lekëve. Në lidhje me këtë shqetësim, bashkia e durrësit tha për vision plus se ngërçi është krijuar për shkak të vonesave të shkaktuara nga ana e bankave.Sipas bashkisë, këtë të premte ka kaluar kësti i pestë i bonusit të qirasë për një pjesë të qytetarëve në katër banka të nivelit të dytë, ndërsa në ditët në vijim do të përfundojë likuidimi dhe për pjesën tjetër të banorëve.