http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të premte kryetari i PD, Lulzim Basha vendosi të takojë nga afër fermerët në Berat.Ai dëgjoi shqetësimet e tyre, ndërsa nuk la pa akuzuar qeverinë. Kryedemokrati u shpreh se mazhoranca socialiste ka lënë në harresë fermerët.?Në Berat takova dhjetëra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë. Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t?i nxirrnin në treg. Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën. Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit. Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon.?Lulzim Basha garantoi se kur PD të vijë në pushtet, gjërat do të ndryshojnë. Ai tha se për fermerët do të ketë mbështetje direkte, do të ulet çmimi i naftës dhe do të lehtësohet aksesi në treg.