Bashkim Fino dhe ceshtja e kryetarit te Bashkise se Lushnjes (31 Maj 2000)

2020-06-12 1

Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino ka sqaruar sot për Televizionin Klan në një intervistë eksluzive për çeshtjen e shumë përfolur të kryetarit të Bashkisë së Lushnjes nga qeveria. Fino ka pohuar se emërimi është bërë me ligjin e vjetër me datë 24 të këtij muaji sipas të cilit 6 muaj para zgjedhjeve të Pushtetit Lokal emërimet e kryetarëve të komunave dhe bashkive të cilët tërhiqen nga detyra dhe që humbin jetën, bëhen nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa kodi i ri elektoral sipas Finos ka hyrë në fuqi me datë 29 të këtij muaji.
" Nga kodi i ri elektoral, nga vetë këshilli mblidhet dhe vendos një nga këshilltarët e tij për ta drejtuar. Por ky kod ka hyrë në fuqi me datën 29 Maj ndërsa ligjet e vjetra ekzistuese thonë që në 6 mujorin e fundit që nuk bëhen zgjedhje pra me dekret të Presidentit, vetë qeveria vendos të deleguarin e saj. Normale me këtë kod të ri elektoral që ne kemi bërë, që në këtë moment që ne flasim, qeveria nuk do të ketë më kënaqësinë të vendosë apo të delegojë sepse kodi e ka të saktësuar drejt. "
Por opozita i referohet kodit të ri elektoral. Lidhur me këtë Fino sqaron:
"Nuk mund të paragjykoj se kujt i referohet PD-ja, PS-ja apo parti të tjera. Unë jam në këtë detyrë dhe kam bërë betimin para Presidentit që të zbatoj kushtetutën e Shqipërisë dhe të gjitha aktet ligjore që dalin."
Pavarësisht nga deklarimet pozitë-opozitë në Bashkinë e Lushnjes se kjo bashki ka 4 kryetarë. Kryetari i cili ka kryer detyrën e tij që nga 20 Tetori i vitit 1996, nënkryetarja e Bashkisë e zgjedhur kryetare nga këshilli demokrat, kryetari i emëruar nga Partia Demokratike dhe kryetar i emëruar nga Këshilli i Ministrave.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/