#tvora #rtvoranews
Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka denoncuar sulmet që kreut i Bashkisë Tiranë, i ka bërë RTV Orës.
Vokshi shprehet se Erion Veliaj është shndërruar sot në një nga pushtetarët më të rrezikshëm kundër lirisë së medias.
Ajo shton se në telefonin e çdo gazetari apo pronari mediash, që është treguar kritik ndaj bashkisë së Tiranës, gjendet patjetër një mesazh joshës, intimidues apo kërcënues nga Erion Veliaj.
Vokshi tha se rasti i televizionit RTV Ora është më flagranti në radhën e gjatë të mediave që Erion Veliaj i kërcënon me qëllim mbylljen e gojës.
Vokshi: Gazetarët e Televizionit Ora janë prej muajsh nën sulmin e pandërprerë të Erion Veliajt. Për shkak të punës së pavarur të gazetarëve, që vënë në dukje abuzimet skandaloze të bashkisë së Tiranës, shkeljen e ligjit në tendera dhe dhënien e lejeve korruptive të ndërtimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po përdor çdo mjet për të kërcënuar jo vetëm gazetarët, por edhe pronarin e kësaj mediajee, Ylli Ndroqi.
Mesazhi i Erion Veliajt është i qartë: Televizioni Ora duhet të pushojë kritikat ndaj tij dhe Bashkisë së Tiranës. Nëse nuk pranojnë kronikat e gatshme të Veliajt, duhet të heshtin, të mos investigojnë, të mbyllin gojën përpara padrejtësisë dhe abuzimit me pushtetin nga Kryetari i paligjshëm i Bashkisë së Tiranës.
Vokshi shtoi se në shërbim të kësaj skeme të Veliaj janë vënë në dispozicion edhe institucione të tjera shtetërore duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/denocimi-i-pd-se-veliaj-me-metoda-mafioze-po-mundohet-ti-mbylle-gojen-rtv-ora
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv