Report TV - Kandidatura për kreun e KLSH, Meta: Udhëhiqem nga Kushtetuta

2020-06-12 0

Sa i takon kandidaturës për kreun e KLSH, për të cilin Presidenti Meta ka propozuar emrin e Arben Shehur, thotë se ka respektuar kushtetutën.

"Nuk dëshiroj të paragjykoj çfarë do të bëjë Kuvendi është e drejtë e Kuvendit të përmbushë përgjegjësitë e tij. Unë do të respektoj kushtetutën dhe çdo ligj që del nga kushtetua jo ligje që shpiken për kushtetutën. Ajo që dua të theksoj është që në vlerësimin tim për kryetarin e KLSH unë jam udhëhequr nga ajo fuqi dhe detyrim që kushtetua i jep presidentit në kuadër të parimit që ajo është ndërtuar për të dhënë besimin në këtë detyrë të një përfaqësuesi që garanton pavarësinë dhe paanshmërinë. Kjo garantohet nga mazhoranca në pushtet. Unë do t'i qëndroj në mënyrë të hekurt këtij detyrimi që i jep kushtetua Presidentit. Në këtë aspekt unë vlerësoj dhe shumë kandidatë të cilët mund të jenë anëtarë të mazhorancës aktuale apo administratës aktuale që kanë shprehur dëshirën e tyre për këtë post. Duhet ta dinë të gjithë deputetë që të gjithëve ua kam bërë të qartë se kush është parimi nga i cili unë udhëhiqem për kryetarin e KLSH. Kjo nuk ka të bëjë me faktin që ata mund të jenë socialistë. Kryetari i KLSH duhet të garantojë garancinë e këtij institucioni, kjo garantohet nga mazhoranca aktuale. Shqetësimi im është që koha po vrapon dhe kemi 15 kushte për të plotësuar. Ky është shqetësimi i çdo qytetari kështu që duhet të nxitojmë për të plotësuar 15 kushtet", tha Presidenti Meta