21-vjetori i Çlirimit të Kosovës - Vizion Plus

2020-06-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikë, Ilir Meta përkujtoi 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në ?Facebook?, Meta falenderoi ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.?Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon. Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre! ???????Në Kosovë janë paralajmëruar aktivitete të shumta për nder të kësaj dite. Kuvendi i Kosovës do të organizojë një seancë solemne.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë homazhe pranë memorialit të ushtarëve të KFOR-it, të cilët kanë humbur jetën deri sa kanë qenë duke shërbyer në Kosovë.