Partia Demokratike reagon per kryetarin e ri ne Bashkine Lushnje (31 Maj 2000)

2020-06-12 1

Partia Demokratike ka protestuar sot ndaj shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, zëvëndësimit të tij me një përfaqësues të Partisë Socialiste. Sipas tyre, Agim Fuga kryetari i shkarkuar ka dhënë dorëheqjen dhe mosqënia e tij në krye të detyrës ka të bëjë me gjendjen e rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Me vendim të Këshillit Bashkiak, detyrën e tij e ka kryer nënkryetarja Nazo Veliu e cila ka dalë sot në një konferencë për shtyp sëbashku me drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike. Sipas saj vendimi i saj për zëvëndësimin e kreut të bashkisë është antiligjor dhe antikushtetues. Nuk mund të merret njëherazi tha ajo vendimi për shkarkimin dhe zëvëndësimin e kryetarit të bashkisë pasi Kushtetuta e miratuar nga socialistët i lë 15 ditë afat organit të shkarkuar për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas demokratëve të drejtën për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë e ka vetëm Këshilli Bashkiak të cilën e ka bërë dje duke emëruar në krye të Bashkisë së Lushnjes një anëtar të Partisë Demokratike.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/