Pak pas ekzekutimit të Hekuran Billës tek “Komuna e Parisit”

2020-06-12 1

Kjo video që shihni është pak pas ekzekutimit të Hekuran Billës tek ?Komuna e Parisit?, vendi ku ndodhi ngjarja.

Hekuran Billa 40 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme brenda makinës së tij, përballë një qendre tregtare në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Ekzekutimi i Billës, ndodhi rreth orës 10 mbrëmjen e së enjtes teksa ai po përgatitej të lëvizte automjetin e tij. Viktima me origjinë nga Kukësi, jetonte në fshatin Domje, ndërsa sipas të afërmve të tij, ai kishte ardhur për të takuar disa miq të tij në këtë zonë, ku edhe u ekzekutua me armë zjarri.

Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja, dhe rreth 30 minuta më pas, policia gjeti në fshtin Pezë të vogël një automjet duke u djegur që dyshohet se i përket autorëve.

Burime të gazetares Anila Hoxha thonë se Hekuran Billës i kishin mbetur edhe 5 vite burgim që ishte konvertuar nga gjykata me kusht. Billa kishte paraqitur në gjykatë një kontratë pune me një studio ku premtonte se do punonte si korrier dhe se do sillej mirë.

Vendimi për të rezulton se u ndryshua në datën 22 shkurt 2019, pasi Billa nga burgu pretendonte se kishte prindërit sëmurë dhe se ata nuk kishin të ardhura veç pensionit për të jetuar.

Viktima kishte dorëzuar sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha raporte mjekësore duke lënë në këtë mënyrë qelinë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HekuranBilla#KomunaeParisit#TopChannel