Një 40-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme te 'Komuna e Parisit' në Tiranë. Report Tv mëson se viktima është Hekuran Billa, 40-vjeç me origjinë nga Kukësi, i cili njhej ndryshe edhe me emrin Herland Bilali. Billa ka marrë plagë në kokë dhe në trup, që kanë çuar në vdekjen e tij të menjëhershme. Nga informacionet paraprake, mësohet se kemi të bëjmë me një person që ka kryer ekzekutimin që kishte vënë në kapele.