Report TV -'PD-LSI na anatemuan'/ Zeneli: Basha dhe Kryemadhi të na legjitimojnë politik

2020-06-11 0

Deputeti Alban Zeneli thekson se në një kohë kur opozita e re është sulmuar nga PD-LSI që nga dita e parë që kur pranuan mandatet, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duhet të dalin publikisht që t'i legjitimojnë ata fillimisht, dhe më pas do të vendosin për votimin ose jo në Kuvend të Reformës Zgjedhore. Zeneli e cilëson si moralisht jo të drejtë që Basha dhe Kryemadhi i ka quajtur për një vit rresht opozitë ilegjitime, e ndërkohë do të pranojnë një produkt i votuar nga ata deputetë që i kanë sulmuar e cilësuar si "patericë e Ramës".