KLGJ vendos largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Larte

2020-06-11 10

Ardian Dvorani nuk mund të jetë më gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht as kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky është vendimi që ka marrë këtë të enjte, Këshilli i Lartë Gjyqësor pas një mbledhjeje maratonë që zgjati disa orë dhe ku nuk munguan debatet mes anëtarëve.
Në fund, KLGJ vendosi me 6 vota pro dhe 4 kundër ndërprerjen e mandatit të Dvoranit në Gjykatën e Lartë duke i propozuar atij një vend në Gjykatën e Apelit. Kërkesën për të rishikuar mandatin e Dvoranit në Gjykatën e Lartë e bëri Presidenti i Republikës, Ilir Meta më 15 Prill, duke argumentuar se ai nuk mund të qëndrojë më në detyrë pas përfundimit të mandatit, me pretendimin deri në emërimin e një pasuesi, në kohën kur tashmë aty kanë marrë detyrën 3 anëtarët e rinj, Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda.
Në mbledhjen e KLGJ-së, relatorja Marsela Shehu tha se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cënon dhe vë në rrezik parimet e Kushtetutës. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe shumica e anëtarëve të KLGJ-së si Alban Toro, Brunilda Kadi, Erjon Muharremi dhe Ilir Toska. Ata theksuan se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi për të qëndruar më në këtë detyrë.
Pas vendimit Dvorani u shpreh për mediat nëpërmjet zëdhënësit se juridikisht kjo është një gafë e paimagjinueshme, por duhet të shikojë çfarë do të katranosin në arsyetim. ?Reforma e Drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj?, thuhet në reagimin e Dvoranit.
Vendimi vjen një ditë pas përgjigjes së 2 misioneve të huaja OPDAT dhe EURALIUS që refuzuan të japin një opinion në lidhje me mbarimin ose jo të mandatit të Dvoranit. Ky i fundit u emërua në Gjykatën e Lartë në vitin 2005 nga radhët e juristëve. Mandati i mbaroi në vitin 2014, por qëndroi edhe 6 vjet të tjera në detyrë.
Vetë Dvorani pretendonte se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk mund të vendosë për mandatit e tij si gjyqtar. Emri i Ardian Dvoranit u vu në qendër të vëmendjes pas akuzave të Presidentit Meta për shkelje të procedurave për emërimet në Gjykatën Kushtetuese për të cilin ka bërë edhe një kallëzim në prokurori.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/