#tvora #rtvoranews
Një foto e shpërdarë në Instagram nga kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi, pas një vizite që ai pati në qytetin antik të Bylysit, të cilën e shoqëronte me komentin se kjo është gjithë çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek, shërbeu si ushqim për nacionalistët në të dy anët e kufirit.
Historiania, Eleni Kocaqi, preferon ta shohë deklaratën e tij të lidhur kryesisht me padijeninë e tij, por nuk mohon faktin të jetë përdorur dhe politikisht.
E ftuar në Ora News, Kocaqi sqaroi se Bylisi është themeluar 3200 vite më parë nga dy paraardhës të shqiptarëve.
Me rëndësi për Kocaqin është të theksohet edhe fakti se në këtë periudhë nuk ekzistonte koncepti grek dhe se qytetërimi grek është një degë e qytetërimit pellazgo-ilire.
Historiania e sheh të domosdoshme studimin e antikitetit për tu dhënë fund mosmarrëveshjeve të thella politike, duke nënvizuar se "historia është kthyer në propagandë politike në dy shekujt e fundit që i ka shërbyer aneksimeve territoriale, rrëmbimeve dhe krijimeve të shteteve dhe kombeve falso".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zhurma-sgarbi-kocaqi-bylisi-qytet-ilir-u-themelua-3200-vite-me-pare-kur-nuk-ekzistonte-koncepti-grek
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv