http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shprehet në datën 24 qershor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. I pakënaqur nga zvarritja e procesit, Tahiri tha se gjyqi i tij është bërë komik.?I keni dëgjuar dhe stërdëgjuar dhe nuk e besoj se ia vlen të zgjatem, ne folëm dhe kjo ishte e fundit, tani do të flasë gjykata. Ajo që dini, i keni parë, kështu që nuk ia vlen të zgjatem. Kursejani edhe njerëzve këtë historinë komike të gjyqit tim se është bërë qesharake, se besoj se ka njeri terezi ta dëgjojë këto gjëra. Nuk ka ndryshuar asgjë, ne dhe ata të njëjtat gjëra. Unë nuk kam folur shumë gjatë kohës që kam qenë në gjyq dhe i akuzuar për të respektuar drejtësinë, e kam bërë sikur e konceptoj raportin tim me drejtësinë. Jam i vetmi që lash mandatin për t?u përballuar si qytetar i thjeshtë me drejtësinë jo si deputet.?Saimir Tahiri u shpreh se çfarëdo vendimi që do të marrë gjykata, ai do ta pranojë. Ndërsa i pyetur për mundësitë për t?u rikthyer në politikë pas vendimit, Tahiri tha se ai nuk është larguar.Ish-ministri ju drejtua Apelit për të kërkuar rrëzimin e Shkallës së Parë dhe shpalljen i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria. Një vit më parë, ai u dënua me 5 vjet burg, por që u konvertua në tre vjet shërbim prove.