Të mbyllim derën e pastrimit të parave! Gati projektligji për kontrollin e pasurive të OJF-ve

2020-06-11 0

Pasi vendi u fut përsëri në listën gri për pastrimin e parave në muajin shkurt, qeveria është vënë në lëvizje për të mbyllur shtigjet ndaj aktivitetit kriminal.

Një projektligj i hartuar nga Ministria e Drejtësisë synon krijimin e një sistemi elektronik për kontrollin e fondacioneve, organizatave jo-fitimprurëse apo edhe donacionet, të cilat tashmë do të jenë të monitoruara në çdo moment nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për regjistrimin, aktivitetin dhe të ardhurat e tyre do të ngrihet një Regjistër Elektronik, i cili lehtëson procedurat e OJF-ve.