Report Tv- ‘Pa Gjurmë’ kthen në banesë për herë të dytë gardistin e humbur

2020-06-11 6

Gardisti Ervin Dërguti humbi gjurmët për herë të dytë, pasi doli nga banesa e tij në Sauk një javë më parë. Familjarët denoncuan sërish në emisionin ?Pa Gjurmë? zhdukjen e të riut, paraditen e 4 qershorit. E shqetësuar nëna e tij Gjyle Dërguti telefonon menjëherë stafin e ?Pa Gjurmë?, ndërsa sot ajo dha lajmin e mirë.?Po djali është kthyer në shtëpi. Vonë natën me vjen një telefonatë ku më thonë se djali është gjetur më Zallbastar. E kanë mbajtur në një lokal, pasi e kanë gjetur vonë. Falë emisionit ku janë njohur me historinë. Ishte shumë i lodhur por shyqyr është gjallë. Ju falënderoj shumë ju si emision. Shpresoj që djali të bëhet me mirë?.Gjatë transmetimit live mbërritën informacionet e para se riu është para afro 30 minuta pasi u zhduk, në rrugën e ?Barrikadave? nëTiranë. Por ndërsa kaluan afro 7 ditë i riu mesa duket kishte ndryshuar vendodhjen e tij, ndërsa është pikasur nga banorë të Zallbastarit teksa ishte duke ecur i vetëm. Pasi kanë dalluar të riun e kanë identifikuar menjëherë, pasi pasaporta e tij u publikua çdo ditë në emisionin ?Pa Gjurmë?, në përpjekje për të mbërritur në gjurmët e tij. Një telefonatë ka mjaftuar për të gëzuar zemrën e një nëne, e cila kontaktonte çdo ditë me stafin e emisionit. Ajo ka mbërritur vetë në zonën ku u gjet i biri, për ta kthyer më pas në banesë. Hera e parë kur u largua nga banesa, nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti ishte data 27 prill e këtij viti. Në gjendje të rënduar mendore dhe fizike Ervini u kthye me këmbët e veta në shtëpi mesnatën e vonë të 23 majit. Më pas ai qëndroi për disa ditë në spital, nën kujdesin e mjekëve, pasi nuk gëzonte shëndet të mirë mendor. Por pak ditë pasi doli nga spitali u zhduk përsëri, për t?u rigjetur për të dytën herë.