http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal këtë të enjte në njësinë 4 në Tiranë për të takuar nga afër përfaqësuesit e biznesve në këtë zonë. Ai tha se pavarësisht se ata qëndrojnë gjithë ditën në këmbë, sërish në fund nuk kanë fitime.?Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve. Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë. Përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjoj të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen.?Fajtor për situatën në të cilën ndodhen bizneset Basha bëri kryeministrin Edi Rama.?RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh. Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve.?Luzlim Basha tha se njerëzit kanë nevojë për liri dhe mundësi, që të zgjidhin krizën.