Top News - Mbetjet urbane në Durrës: Si PD firmosi ne 2018 dërgimin e tyre drejt Sharrës

2020-06-11 3

Dy vjet më parë Durrësi ka pasur të njëjtën situatë si tani me mbetjet urbane të qytetit. Atëherë bëhej fjalë për vendgrumbullimin e Porto Romanos, që po shkaktonte një katastrofë të vërtetë mjedisore dhe banorët kërkonin me insistim të merreshin masa.
Nisur pikërisht nga kjo situate në 10 korrik të vitit 2018, anëtarët socialistë, demokratë dhe të partive të tjerë të Këshillit bashkiak, votuan unanimisht shpalljen e gjendjes së emergjencës mjedisore në Durrës.
Eshtë ky vendim që jeni duke parë në ekran me numër 533 që mban firmën e kryetarit të këshillit Alban Ramohitaj dhe sekretarit Armand Tragaj dhe bwn fjalw pwr shpalljen e emergjencën mjedisore dhe gjetjen e një alternative për depozitimin e mbetjeve, document I publikua nga dosja.al.
Gjithashtu këshilli vendosi që kryetarit të bashkisë t?i jepet e drejta të bashkëpunonte me institucionet e qeverisjes vendore dhe koncesionarin e Tiranës për një zgjidhje efikase të depozimit të mbetjeve.
Ky eshte edhe procesverbali I mbledhjes ku Armand Teliti , kryetar i grupit parlamentar te PD-se thote se kjo eshte nje marreveshje e vonuar per te kaluar ne keshilin bashkiak
Por, krejt ndryshe nga ajo kohë, sot partia demokratike përmes zërave të saj zyrtarë ka dalë kundër vendimit të këshillit bashkiak të vitit 2018. Jo më larg se sot, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi qeverinë se po i jep para tepër koncesionarit në Sharrë, që në fakt është zbatim i atij vendimi të marrë atëherë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#Durres#TopChannel