Provimet e Maturës/ Sot testimi për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

2020-06-11 8

Dy ditë pas provimit të parë të gjuhës së huaj, nxënësit e klasave të 12-të vijuan sezonin e provimeve.


Edhe në gjimnazin Ibrahim Rrugova në Kamëz, ashtu sikurse në të gjithë Shqipërinë 32434 maturantë iu nënshtruan provimit të dytë atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ndryshe nga maturat e shkuara, këtë herë kohëzgjatja ishte 2 orë, pasi testi nuk kishte pyetje me zhvillim. Familjarët e maturantëve që dikur kanë qenë vetë të tillë bëjnë krahasimet si dhe kanë dhënë këshilla.

?I kam thënë thjesht të jetë e përqëndruar dhe të mos nxitohet?, shprehet një ish-maturante.

Për të garantuar sigurinë shëndetësore të gjimnazistëve në 491 qendrat e provimit, ambientet ishin dezinfektuar e nuk mungonin sinjalizuesit e distancës. Ndërsa në duart e tyre, veç kartës së identitetit e stilolapsit ishin të pajisur dhe me maska e doreza. Si dhe në hyrje iu mat temperatura.

Për shkak të numrit të reduktuar, 10 nxënës në klasa, numri i administratorëve është shtuar. Rregullorja e maturës parashikon ndëshkime të rënda për të ndaluar kopjimin. Nëse maturantët paraqiten në provim me telefon si gjatë testimit, ata do të humbasin një vit në rrugëtimin arsimor.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Matura#TopChannel

Free Traffic Exchange