Përfaqësimi i Kosovës në dialogun me Serbinë shënon të parën mosmarrëveshje që Presidenti Hashim Thaçi ka me Kryeministrin Avdullah Hoti, i cili mori detyrën javën e kaluar.
Në shpalosjen e platformës për bisedimet me Beogradin, Kryeministri Hoti tha të mërkurën se do t?a përfaqësonte ai Kosovën në dialog. Por për presidentin Hashim Thaçi, Kushtetuta ia jep atij këtë atribut.
?Ne nuk jemi në garë me njëri-tjetrin, do të plotësojmë njëri-tjetrin. Presidenti i vendit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, dhe gjithçka është e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës, kompetencat janë të qarta. Në këtë drejtim nuk ka asnjë dilemë?.
Kreu i shtetit të Kosovës foli edhe për vizitën e parashikuar për në fillim të javës së ardhshme të përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë ? Serbi, Mirosllav Lajçak.
I njohur për qëndrimin kundër përfaqësimit të Brukselit nga Lajçak në dialog, Thaçi u shpreh se nuk ka marrë njoftim zyrtar për vizitën e tij, por thotë se do t?a pranojë ftesën për t?u takuar, ndryshe nga ç? paralajmëroi muajin e kaluar.
?Nuk do të marrë pjesë në procese të negociatave që udhëhiqen nga Lajcaku?, deklaroi Thaçi më 26 Maj.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/