TIRANE-Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu firmos urdhrin për gjashtë ndryshime në kupolën e policisë së shtetit. Lëvizjet e firmosura nga kryepolici prekin disa drejtori në qarqe dhe postet drejtuese të kufirit në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër. Pas skandalit, që fillimisht solli ndalimin dhe më pas gjykata e liroi nga qelia dhe e pezulloi Enkeleda Toskën, të akuzuar si të implikuar në trafikun e arabëve, në vendin e saj në drejtorinë e kufirit dhe migracionit në Tiranë u emërua Arben Ibro.